Ballina Bota Ukraina flet për përparim në negociatat me Rusinë (VIDEO)

Ukraina flet për përparim në negociatat me Rusinë (VIDEO)

Igor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Zelensky, i tha BBC-së se ai besonte se pozicioni i Moskës ishte më konstruktiv tani sesa kishte qenë më parë.

“Në vend që të na japin një ultimatum, vija të kuqe ose t’i kërkojnë Ukrainës të dorëzohet, ata tani duket se po fillojnë bisedime konstruktive,” tha ai për Radio 4 Today.

Duke komentuar në Twitter, negociatori ukrainas Mykhailo Podoliak tha se raundi i katërt i bisedimeve do të përqëndrohet në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garantimin e sigurisë së Ukrainës.

Podoliak përsëriti se Ukraina nuk do të fillojë diskutimet për formën e marrëdhënieve të ardhshme me Rusinë derisa Moska të bie dakord për një armëpushim të menjëhershëm./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews