Ballina Bota VIDEO/Bombardimet e Rusisë, shkatërrohet një nga fabrikat më të mëdha të çelikut...

VIDEO/Bombardimet e Rusisë, shkatërrohet një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë

Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar.

Një nga fabrikat më të mëdha në botë të çelikut është shkatërruar si pasojë e luftës në Ukrainë. Një shpërthim i madh u dëgjua më herët në Mariupol në atë që njihet si fabrika e Azovstal-it.

Tashmë ligjvënësit ukrainas kanë konfirmuar se fabrika është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve ruse. Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë.

Është një qytet i vogël, por strategjik për Rusinë, me anë të ët cilit që mund të ketë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews