Ballina Bota VIDEO E RRALLË/Kur Putini e duartrokiste aktorin Zelensky

VIDEO E RRALLË/Kur Putini e duartrokiste aktorin Zelensky

Një video që ka nisur të shpërndahet në rrjetin social Twitter tregon presidentin rus Vladimir Putin duke duatrokitur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky teksa ai në një skenë bënte shaka për Putinin dhe Rusinë.

Videoja, që ka marrë vëmendje të madhe në internet mbrëmjen e së shtunës, ishte realizuar në fillim të të 2000-ave. Ka qenë gazetari rus Slava Malamud që ka shpjeguar në Twitter krejt ngjarjen.

Zelensky ishte tallur me Putinin dhe një truk që ka qenë i përhapur me të madhe në Rusinë e të ’90-ave. Njerëzit atë kohë pranonin letra dhe u kërkohej t’i kopjonin nëntë herë dhe t’i dërgonin te tjerët për të pasur fat.

“Putin mori një letër që thotë ‘numëro popullsinë tënde nëntë herë dhe do të jeni i lumtur”, dëgjohet Zelensky në skenë.

Audienca ka reaguar duke qeshur e duke duartrokitur.

Sipas gazetarit Malamud, Zelensky ka dashur të thoshte që Putini do të mbetet në krye të Rusisë përgjithmonë duke u nisur nga fakti që Rusia ka popullatë prej rreth 150 milionë banorësh, por edhe ta ngacmonte për shkak të rënies enorme të numrit të popullsisë ruse që po regjistrohej atë periudhë.

Skena në të cilën Zelensky shihet si komedian e presidenti rus në audiencë ishte pjesë e garës për komedianët e rinj.

Sot, ballafaqimi i komedianit dhe presidentit ka kaluar në nivel tjetër. Putini ende është president i Rusisë. Ai ka nisur më 24 shkurt pushtimin e Ukrainës. Volodymyr Zelensky është president i saj.

Artikulli paraprakShtatë gjeneralë rusë u vranë në Ukrainë. Ekspertët japin arsyet
Artikulli tjetërFESTË E MADHE NË ULQIN/Dritan Abazoviq edhe një hap më afër të bëhet kryeministër i Malit të Zi (VIDEO)