Ballina Bota VIDEO/Kina po izolon miliona banorë: Sa të rrezikuar jemi nga një rishpërthim...

VIDEO/Kina po izolon miliona banorë: Sa të rrezikuar jemi nga një rishpërthim tjetër i Covid-19?

Njerëzit presin në radhë për mostrat e acidit nukleik në Shanghai, Kinë, 12 mars 2022.

Kina kontinentale po përballet me shpërthimin e saj më të keq Covid-19 që nga kulmi i pandemisë në 2020.
Shenzhen, qyteti më i madh në qendrën e prodhimit të provincës Guangdong, u tha të gjitha bizneseve që nuk janë të përfshirë në shërbimet publike thelbësore të pezullojnë prodhimin ose t’i bëjnë punonjësit të punojnë nga shtëpia duke filluar nga e hëna.
Shanghai, metropoli bregdetar shtëpia e shumë bizneseve të huaja dhe firmave financiare në Kinë, i ka kthyer shkollat ​​në klasa online.

Qeveria e Kinës njoftoi këtë të hënë se edhe një tjetër qytet me 17.5 milion banorë do të izolohet për shkak të rritjes së rasteve nga Covid-19. Pas dy vjetësh pandemi, kur e gjithë bota po relakson masat dhe vendet po e trajtojnë Covid-19 si gripi, Kina i është rikthyer metodave fillestare për të frenuar përhapjen.

Një njoftim i qeverisë të dielën tha se të gjitha komunitetet rezidenciale tani ishin nën “menaxhim të mbyllur”, që do të thotë se ato do të mbylleshin. Çdo banor do t’i nënshtrohej tre raundeve të testimit, për të cilat ata lejoheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të gjithë autobusët dhe metrotë u pezulluan.

Nisur nga kjo deklaratë e organizatës më të madhe shëndetësore, lind pyetja nëse bota, përfshi edhe vendin tonë, rrezikon një kthim masash anti-Covid?

Epidemiologu Alban Ylli i tha Gazetasi.al se për momenti Shqipëria nuk është e rrezikuar nga një kthim masash për Covid-19.

“Risku është i ulët për momentin me shumë gjasë për arsye të krijimit të një mbrojtje imunitare ndaj variantit Omicron gjatë valës se janar-shkurtit. Edhe në Evropë situata është e ngjashme,”-shtoi Ylli.

Në vendin tonë rastet e infekitmeve dhe shtrimeve janë ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar rreth 42 qytetarë të infektuar dhe ka 43 pacientë të shtruar. Ndërsa, vaksinimi në popullatën target ka arritur deri në 60%.

Lidhur me mos neglizhimin e pandemisë mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo ka shkruar se pandemia e COVID-19 mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, gjë që e bën të vështirë parashikimin nëse do të kemi një variant tjetër dhe çfarë tiparesh do të ketë ai.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Shapo ka shkruar se asnjë provë deri më tani, nuk mund të thotë nëse varianti tjetër ka të ngjarë të jetë më i dobët apo rezistent ndaj vaksinave.

“Marrja e ulët e vaksinave dhe mbulimi i pabarabartë global rrisin rrezikun e varianteve të reja, ç’ka mund te nënkuptojë probleme për sistemet e kujdesit shëndetësor. Shkencëtarët besojnë gjithashtu se sa me shumë vende që heqin të gjitha masat mbrojtëse kundër SARS-CoV-2, përhapja e shtuar mund të kontribuojë në më shumë mutacione”, -shton Shapo.

Ndërkohë që rastet janë në rritje në Kinë, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se zhvendosja masive e njerëzve nga Ukrainë do të rrisë transmetimin e Covid-19, duke paralajmëruar se një numër i madh njerëzish janë në rrezik të sëmundjeve të rënda.

Agjencia e ndihmës paralajmëroi se një shpërthim Covid-19, paralelisht me njerëz të lënduar në luftë, do të ushtrojë edhe më shumë presion mbi sistemet e kujdesit shëndetësor, sepse këto raste mund të kontribuojnë në mutacione të reja.

Sipas të dhënave të OBSH Evropa ka regjistruar më shumë se 5.5 milionë raste me Covid-19 në javën e kaluar dhe më shumë se 22,000 njerëz kanë vdekur./ SI

@tn.lajmelokale
@tetovanews