Ballina Bota VIDEO/Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, diçka ra nga qielli, një gropë e...

VIDEO/Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, diçka ra nga qielli, një gropë e madhe është hapur në asfalt!

Pamje nga vendi i ngjarjes në Konviktin Studentor 'Stjepan Radiq'

Policia e Zagrebit ende nuk ka informacion se për çfarë bëhet fjalë…

Rreth orës 23, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë konviktit të studentëve në Zagreb, i cili ka trembur banorët e ndërtesave përreth. Urgjenca tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okularë duket se diçka ka rënë nga qielli.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar menjëherë zonën rreth një grope të madhe në asfalt. Rruga e Jarunit dhe parkingu janë plot me mbeturina dhe asfalt, si dhe ka edhe makina të dëmtuara.

https://youtu.be/z76dWAIXuAg

Sipas deklaratave të pakonfirmuara të dëshmitarëve okularë, por edhe video që ka marrë Jutarnji list, në vendin ku ka ndodhur shpërthimi duken pjesë të avionit, transmeton Tetova News.

https://youtu.be/H49jAdzQWJw

Sipas lexuesve tanë, shpërthimi është dëgjuar deri në Trešnjevka të Zagrebit, shkruan Jutarnji List. Na thanë edhe se diçka ka rënë nga qielli vetëm 30 metra larg njërit prej pavioneve të Konviktit Studentor Stjepan Radiq./TetovaNews

https://youtu.be/dFuHlbH4Rg4

@tn.lajmelokale
@tetovanews