Ballina Bota Vladimir Putin humbet komandantin e 15-të të lartë në Ukrainë pranë qytetit...

Vladimir Putin humbet komandantin e 15-të të lartë në Ukrainë pranë qytetit të rrethuar nga trupat ruse

Aleksey Sharov

Vladimir Putin ka humbur pesë gjeneralë në luftën e tij në Ukrainë, ndërsa ekspertët spekulojnë se autoritetet më të larta ushtarake të Rusisë po shkojnë në vijën e frontit për të rritur moralin e forcave të tyre të demoralizuara.

Një tjetër gjeneral rus është vrarë nga forcat ukrainase.

Bëhet fjalë për kolonelin Aleksey Sharov, komandanti i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi.

Aleksey Sharov

Skynews shkruan se vdekja e kolonelit është konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarët vendas.

Ndërkohë sipas NewsWeek, vdekja e tij u njoftua përmes Telegramit nga komandanti ushtarak i Odessa, Sergei Bratsuk dhe më vonë u transmetua nga mediat ukrainase, duke përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Unikform.

“Komandanti i Brigadës së Marinës Ruse u neutralizua nga ushtria jonë,” tha Bratsuk, duke shtuar se “kjo do të ndodhë me këdo…që përpiqet të vrasë fëmijët tanë”. Lajmin për vdekjen e kolonelit rus e ka postuar në Twitter edhe oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan.

Në të njëjtën kohë, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Pontoliak, tha se gjashtë gjeneralë rusë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa një diplomat i lartë evropian i tha Foreign Policy se mund të kishte pesë gjeneralë të vdekur. Megjithatë, Foreign Policy tha se zyrtarët e inteligjencës perëndimore theksuan se deri në njëzet gjeneralë mund të kenë vdekur.

Pesë gjeneralë janë ndër figurat e tjera të larta ushtarake ruse që humbën jetën në Ukrainë.

Bëhet fjalë për gjenerallejtënant Andrey Mordvichev, gjeneralmajor Oleg Mityaev, gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky, gjeneralmajor Vitaly Gerasimov dhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov.

Gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky ishte zyrtari i parë i lartë që u vra në Ukrainë
Gjeneralmajor Vitaly Gerasimov vdiq më 7 mars
Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov u vra në fillim të këtij muaji
Oleg Mityaev, gjeneral-major i ushtrisë ruse, vdiq duke u përpjekur të shkelte Mariupol
Koloneli Sergei Sukharev, i Regjimentit të Sulmit me Parashutë të Gardës 331, gjithashtu ka vdekur

Më poshtë janë emrat e komandantëve ushtarakë rusë që kanë vdekur në Ukrainë deri më tani:

Gjenerallejtënant Andrey Mordvichev

Kolonel Sergei Sukharev

Gjeneral Major Oleg Mityaev

Gjeneralmajor Andrei Kolesnikov

Gjeneral Major Vitaly Gerasimov

Gjeneral Major Andrei Sukhovetsky

Nënkolonel Dmitry Safronov

Nënkolonel Denis Glebov

Koloneli i Gardës Konstantin Zizevsky

Nënkolonel i Gardës Yuri Agarkov

Koloneli Andrei Zakharov

Gjenerali Magomed Tushaev

Komandanti i Batalionit të Sparta Vladimir Zhonga

Kolonel Nikolai Ovcharenko

Kolonel Alexei Sharov

@tn.lajmelokale
@tetovanews