Ballina Bota Embargoja e Perëndimit, Putin: Do të fokusojmë eksportet e energjisë drejt Lindjes

Embargoja e Perëndimit, Putin: Do të fokusojmë eksportet e energjisë drejt Lindjes

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për diversifikimin e eksporteve të energjisë ruse drejt Azisë. Putin paralajmëroi se vendet europiane po destabilizonin tregun duke hequr dorë nga gazi dhe nafta ruse, sipas BBC.

“Përpjekjet për të hequr dorë nga energjia ruse, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative, do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë globale,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se Rusia do të zhvendosë fokusin e eksporteve të saj në tregjet e Lindjes. Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga Bashkimi Europian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews