Ballina Bota Japonia i “jep frymë” tregut global, lëshon 16 milionë fuçi nga rezervat...

Japonia i “jep frymë” tregut global, lëshon 16 milionë fuçi nga rezervat e naftës

Japonia planifikon të nxjerrë në treg rezervat e naftës për të stabilizuar tregun ndërkombëtar, i cili po kalon një krizë të thellë si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

Skynews raporton se Japonia do të lëshojë rreth 16 milionë fuçi rezerva me naftë për ti dhënë “frymë” tregut global.

“Stabilizimi i tregut të energjisë është shumë i rëndësishëm dhe ndërsa ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës (për bashkëpunimin e tyre), Japonia do të bëjë atë që mundet,” tha për gazetarët kryeministri japonez Fumio Kishida.

Joe Biden, presidenti i SHBA, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të lëshojnë një milion fuçi në ditë naftë bruto për gjashtë muaj nga Rezervat e Naftës, lëshimi më i madh në historinë e SHBA-ve./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews