Ballina Bota Paralajmërim nga NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota...

Paralajmërim nga NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite, bota të bëhet gati (VIDEO)

Bota duhet të përgatitet për një luftë afatgjate në Ukrainë paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg thotë se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vite të tëra, duke shtuar se aleatët po “i vendosin kosto të rënda” Rusisë përmes sanksioneve për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit me Ukrainën, shkruan abcnews.al.

Ai tha se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës “i cili do të vuajë më shumë, dhe do të shohë më shumë vdekje dhe shkatërrime”.

Megjithatë ai nuk la mënjanë as rrezikun e vendeve të tjera për pos Ukrainës: “Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews