Ballina Bota Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara me “pasoja të paparashikueshme” lidhur me furnizimet...

Rusia kërcënon Shtetet e Bashkuara me “pasoja të paparashikueshme” lidhur me furnizimet e saj me armë në Ukrainë

Rusia i dërgoi një notë zyrtare diplomatike Shteteve të Bashkuara këtë javë duke paralajmëruar se furnizimet e SHBA-së dhe NATO-s me sistemet “më të ndjeshme” të armëve në Ukrainë po “shtojnë karburant” në konflikt dhe mund të çojnë në “pasoja të paparashikueshme”.

Kjo u raportua të premten nga Washington Post.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që t’i japin fund militarizimit të papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili ka pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare,” citoi gazeta të thoshte një dokument diplomatik në Uashington të martën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews