Ballina Bota SHBA ka krijuar drone “Fantazmë” posaçërisht për Ukrainën

SHBA ka krijuar drone “Fantazmë” posaçërisht për Ukrainën

Forcat Ajrore të SHBA-së, kanë krijuar sistemin e ri të droneve “Phoenix Ghost” për të përmbushur nevojat e Ukrainës, sipas një zëdhënësi të Pentagonit.

Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën përfshin më shumë se 121 sisteme “Phoenix Ghost”, tha Pentagoni.

“Kjo u zhvillua me shpejtësi nga Forcat Ajrore në përputhje të posaçme me kërkesat e Ukrainës”, tha sekretari i shtypit o Pentagonit, John Kirby.

“Ai ka aftësi të ngjashme me serinë Switchblade të sistemeve pa pilot, aftësi të ngjashme po jo të njëjta” tha Kirby.

“Ka dallime mes tyre.”

Por Kirby nuk tha se cilat janë ndryshimet në aftësi midis sistemeve Switchblade dhe Phoenix Ghost.

Ai shtoi se sistemi i ri do të kërkojë “trajnim minimal nga forcat ukrainase” dhe tha se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA po “punon” me këto kërkesa të ushtrisë, sipas CNN. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews