Ballina Bota Si ndihmoi Gjermania në luftën e Putinit kundër Ukrainës?

Si ndihmoi Gjermania në luftën e Putinit kundër Ukrainës?

Nga Paul Krugman, The New York Times 

Lufta e Vladimir Putin financohet me paratë që Rusia merr duke shitur lëndë djegëse fosile në Europë. Dhe ndërsa Ukraina ka zmbrapsur në mënyrë të jashtëzakonshme përpjekjen e Rusisë për të pushtuar Kievin, Putini nuk do të ndalet  derisa Europa t’i japë fund varësisë së saj energjetike.

Që do të thotë se Gjermania – liderët politikë dhe të biznesit të së cilës këmbëngulin se nuk mund tia dalin dot pa gazin natyror rus, edhe pse shumë nga ekonomistët e saj nuk janë dakord në fakt është bërë mundësia kryesore e Putinit. Kjo është e turpshme; është gjithashtu tepër hipokrite duke pasur parasysh historinë e fundit të Gjermanisë.

Gjermania është paralajmëruar për dekada me radhë për rreziqet e varësisë nga gazi rus. Por udhëheqësit e saj, të fokusuar në përfitimet afatshkurtra të energjisë së lirë, i injoruan ato paralajmërime.

Në prag të luftës në Ukrainë, 55 për qind e gazit  importohej nga Rusia. Nuk ka dyshim se ndërprerja apo edhe reduktimi i gazit rus do të kishte pasoja të rënda, raporton abcnews.al.

Por analizat e shumta ekonomike – nga Instituti Bruegel me bazë në Bruksel, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe ECONtribute, një institut kërkimor i sponsorizuar nga Universitetet e Bonit dhe Këlnit kanë nxjerrë në pah se efektet e reduktimit drastik të importeve të gazit nga Rusia nuk do të ishin katastrofike për Gjermaninë.

Sipas një anëtari të Këshillit Gjerman të Ekspertëve Ekonomikë, një embargo ndaj gazit rus do të ishte e vështirë, por “e realizueshme”. Sipas një analizë të  ECONtribute një embargo ndaj gazit rus do të reduktonte përkohësisht GDP-në reale të Gjermanisë,  me 2.1 për qind.

Tani, industrialistët gjermanë refuzojnë të pranojnë vlerësimet e ekonomistëve, duke këmbëngulur se një embargo e gazit do të ishte vërtet katastrofike. Udhëheqësit industriale kanë pretenduar gjithmonë se çdo kufizim i propozuar për aktivitetet e tyre do të ishte një fatkeqësi ekonomike.

Për shembull, në vitin 1990 grupet e industrisë amerikane paralajmëruan kundër politikave për të reduktuar shiun acid, duke këmbëngulur se ato do të kushtonin qindra miliarda dhe madje do të çonin në “shkatërrimin e mundshëm të ekonomisë së Midwest”.

Asnjë nga këto nuk ndodhi; në fakt, rregullat e reja sollën përfitime të mëdha shëndetësore publike me kosto modeste financiare. Fatkeqësisht, liderët politikë të Gjermanisë, përfshirë kancelarin Olaf Scholz, janë të shqetësuar.

Zbulimet e mizorive ruse në Ukrainë kanë bërë që shumë qeveri të reagojnë.

Ajo që më bën përshtypje është kontrasti midis ngurrimit aktual të Gjermanisë për të sakrifikuar madje edhe përballë krimeve të tmerrshme të luftës, dhe sakrificave të jashtëzakonshme që Gjermania u kërkoi vendeve të tjera gjatë krizës europiane të borxhit një dekadë më parë.

Në fillim të dekadës së kaluar, pjesa më e madhe e Europës Jugore u përball me një krizë ekonomike, duke rritur normat e interesit. Gjermania fajësoi këto vende për situatën e vështirë në të cilën gjendeshin, duke këmbëngulur se ata ishin në këtë situatë sepse kishin qënë të papërgjegjshëm dhe tani duhej të paguanin çmimin.

Siç rezulton, kjo ishte kryesisht e gabuar. Pjesa më e madhe e rritjes së normave të interesit në Europën Jugore pasqyroi situatën reale të tregut:  Kostot e huamarrjes ranë, edhe për Greqinë, pasi presidenti i Bankës Qendrore Europiane tha se do të bëjmë çfarë do që të jetë e nevojshme, duke theksuar që banka do të ndërhynte për të blerë borxhin e ekonomive të paqëndrueshme, raporton abcnews.al.

Megjithatë, Gjermania kërkoi që vendet debitore të ndërmarrin masa  ekstreme, veçanërisht shkurtime të shpenzimeve, pavarësisht sa të mëdha janë kostot ekonomike. Dhe këto kosto ishin të mëdha: ndërmjet 2009 dhe 2013 ekonomia greke u tkurr me 21 për qind ndërsa shkalla e papunësisë u rrit në 27 për qind.

Por ndërsa Gjermania ishte e gatshme të impononte katastrofë ekonomike dhe sociale mbi vendet që pretendonte se kishin qenë të papërgjegjshme në huamarrjen e tyre, ajo nuk ka qenë e gatshme t’i impononte vetes kosto shumë më të vogla pavarësisht papërgjegjshmërisë të politikave të saj.

Nuk jam i sigurt se si mund ta përcaktoj diçka të tillë, por mendoj se Gjermania ka marrë më shumë paralajmërime për varësinë e saj nga gazi ruse sesa Greqia për huamarrjen e saj para krizës.

Për të qenë të drejtë,  Ambasadori i Ukrainës në Gjermani  pretendon se Gjermania i tha se nuk do të dërgonte armë në Ukrainë sepse qeveria do të rrëzohej brenda disa orësh. Gjermania nga ana tjetër ka mohuar akuzat.

Dhe ndoshta, refuzimi për të ndaluar gazin rus e bën Gjermaninë  bashkëpunëtore të vrasjeve masive, në fund do të mjaftojë vetëm kaq për të nxitur veprime në realitet. Por derisa kjo të ndodhë ose nëse kjo nuk ndodh, Gjermania do të vazhdojë, të jetë hallka më e dobët në përgjigjen e botës demokratike ndaj agresionit rus.

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews