Ballina Bota VIDEO/ Aksidenti u merr jetën 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, lanë pas...

VIDEO/ Aksidenti u merr jetën 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, lanë pas 5 fëmijë

Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy vëllezërve shqiptar në Itali. Mediat raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Chessa, në komunën e Scansano.

Dy shqiptarët janë përfshirë në aksident rreth orës 06:30 të mëngjesit, ku makina e tyre është përplasur me një makinë tjetër.

Një person i tretë që ishte në timonin e makinës së dytë të përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur, por lehtë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë llamarinat e makinës për të nxjerrë trupat e dy shqiptarëve nga struktura e mjetit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews