Ballina Bota VIDEO/Shkrumbohet depoja e naftës në Rusi, guvernatori i Belgorodit: “Ukraina na sulmoi...

VIDEO/Shkrumbohet depoja e naftës në Rusi, guvernatori i Belgorodit: “Ukraina na sulmoi me helikopterë”

Një depo nafte ka marrë flakë në qytetin rus të Belgorod. Informacionin për këtë u konfirmua nga guvernatori i rajonit Vyacheslav Gladkov në kanalin e tij Telegram.

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod-it akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës të qytetit.

Vyacheslav Gladkov shkroi në kanalin e tij në Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, u shkaktua nga sulmet ajrore të dy helikopterëve ukrainas, transmeton Tetova News.

Më vonë ai njoftoi se dy persona kanë mbetur të lënduar, por se janë jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit u morën me shuarjen e zjarrit, deklaroi ai.

https://youtu.be/-UR7CAzlSo8

Këto janë akuza të reja nga pala ruse ndaj ukrainasve për sulm ndaj territorit të Rusisë. Kujtojmë, Rusia dy ditë më parë akuzoi Ukrainën se kishte sulmuar një depo armësh në të njëjtin qytet. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

https://youtu.be/gw8ZCjPDRUE

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, sulmi i Ukrainës ndaj depove të naftës në Rusi nuk krijon kushtet e favorshme për vazhdimin e bisedimeve të paqes, shkruan BBC.

Gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, i cili shtrihet në veri të Ukrainës, tha se helikopterët ushtarakë ukrainas kanë sulmuar një depo nafte. Peskov u pyet në konferencën e tij të përditshme për shtyp nëse sulmi i raportuar përbën një përshkallëzim të konfliktit.

“Sigurisht, kjo nuk është diçka që mund të perceptohet si krijimi i kushteve komode për vazhdimin e negociatave”, u përgjigj ai.

Ai tha gjithashtu se autoritetet po bënin gjithçka për të riorganizuar zinxhirin e furnizimit me karburant dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji në Belgorod.

@tn.lajmelokale
@tetovanews