Ballina Bota Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky mund të takohen së shpejti në Turqi

Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky mund të takohen së shpejti në Turqi

Agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës raporton se Turqia ka të ngjarë të jetë vendi ku presidenti rus dhe ai ukrainas, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky, do të takohen së shpejti.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të dy presidentëve për të premten dhe kryenegociatori i Ukrainës David Arakhamia thotë se i duket se Erdogan ka konfirmuar gatishmërinë e presidentëve për t’u takuar në të ardhmen e afërt.

Arakhamia tha në një deklaratë telefonike për televizionin ukrainas se kishte një “shkallë të lartë probabiliteti” për një gjë të tillë.

“As data dhe as vendi nuk dihen, por ne besojmë se do të jetë Stambolli ose Ankaraja,” tha Arakhamia.

Gjatë negociatave të mëparshme u tha se qëndrimet e dy palëve ishin të afërta dhe sot Arakhamia theksoi se rusët gojarisht pranuan pothuajse të gjitha kërkesat e Ukrainës. Rrjedhimisht, pritet që takimi final i dy presidentëve të bëhet së shpejti./Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews