Ballina Bota Gjenerali i lartë amerikan flet me homologun rus për herë të parë...

Gjenerali i lartë amerikan flet me homologun rus për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral Mark Milley zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, gjeneralin e shtabit të përgjithshëm Valery Gerasimov, të enjten, shkruan CNN.

Kjo është biseda e parë mes dy liderëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

“Udhëheqësit ushtarakë diskutuan disa çështje shqetësuese të lidhura me sigurinë dhe ranë dakord të mbanin linjat e komunikimit të hapura”, raporton CNN.

Biseda e Milley me Gerasimov vjen gjashtë ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli me homologun e tij rus, ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Biseda mes Austin dhe Shoigu zgjati afërsisht një orë.

Austin e përdori thirrjen për t’i kërkuar Shoigut të zbatonte një “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë./ABCNEWS.AL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews