Ballina Bota Kuleba zbardh telefonatën me Blinken: Presim më shumë armë nga SHBA

Kuleba zbardh telefonatën me Blinken: Presim më shumë armë nga SHBA

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të premten, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se diskutuan mbështetjen ushtarake amerikane për Kievin.

Kuleba ka thënë se armët e rënda janë në krye të agjendës së Ukrainës dhe shkroi se “më shumë po vijnë” pas thirrjes.

Komentet e tij vijnë pasi CNN raporton se administrata Biden po përgatitet t’i ofrojë Ukrainës, MLRS, një sistem i avancuar raketash me rreze të gjatë.

Deri më tani, SHBA-ja ka refuzuar lutjet për t’i ofruar Ukrainës sistemet me rreze më të gjatë veprimi, duke u frikësuar se ato mund të përdoren për të sulmuar vendet brenda Rusisë duke zgjeruar kështu konfliktin.

Duke iu përgjigjur raportit, një prezantues në televizionin shtetëror rus tha të premten se SHBA do të kalonte vijën e kuqe duke dërguar armët. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews