Ballina Bota Misteri i dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fabrikës Azovstal

Misteri i dorëzimit të ushtarëve ukrainas të fabrikës Azovstal

Për të arritur deri në këtë moment janë dashur negociata jashtëzakonisht komplekse, por detajet e çdo marrëveshjeje mbeten të fshehta. Ukraina thotë se forcat e saj do të shkëmbehen me robër lufte rusë, por Moska nuk e ka konfirmuar këtë dhe nuk është e qartë se çfarë garancish mund t’i ketë dhënë, Kievit, Kryqit të Kuq apo Kombeve të Bashkuara. Kremlini deri më tani i ka shmangur pyetjet mbi statusin e të burgosurve apo transferimin e mundshëm të tyre.

Disa shenja pritet të shqetësojnë Kievin. Një deputet i lartë rus ka akuzuar ushtarët ukrainas si nazistë dhe kriminelë lufte. Ai ka propozuar ndalimin e shkëmbimit të tyre. Gjykata e Lartë e Rusisë javën e ardhshme do të dëgjojë një kërkesë të prokurorëve për të caktuar grupin ku shumë prej luftëtarëve i përkasin Regjimentit të Azov, një organizatë e konsideruar terroriste.

Ukraina tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të shpëtonte jetë. Një shpëtim ushtarak nuk ishte i mundur. Mbrojtësit e fabrikës së çelikut nuk mund të furnizoheshin më me ushqime apo municione.
Frika është se Moska mund të mos respektojë asnjë garanci që mund të ketë dhënë. Ishte kjo një nga arsyet se pse trupat ukrainase në Azovstal folën për luftë deri në vdekje, në vend që t’i dorëzoheshin Rusisë. ©LAPSI.al

Artikulli paraprakPentagoni “thyen” heshtjen për ekzistencën e UFO-ve, të vërtetat që u thanë në Kongres
Artikulli tjetërWashington Post: Rusia po humb! Kjo e bën Putinin më të rrezikshëm