Ballina Bota Ukraina: Guri i vjedhur nga territoret tona, tashmë në anijet ruse në...

Ukraina: Guri i vjedhur nga territoret tona, tashmë në anijet ruse në Mesdhe

Ukraina: Guri i vjedhur nga territoret tona, tashmë në anijet ruse në Mesdhe

Inteligjenca ukrainase beson se drithi i vjedhur nga rusët është tashmë në Mesdhe. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, në Kiev, sipas së cilës gruri tashmë po dërgohet jashtë vendit.

“Destinacioni më i mundshëm është Siria. Gruri mund të kontrabandohet prej andej në vende të tjera të Lindjes së Mesme.”

Kujtojmë se më herët qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë se ka sekuestruar me anë të forcave të saj të armatosura 400 mijë ton grurë nga zonat që ka pushtuar që nga 24 shkurti.

Sasia përbën thuajse një të tretën e stokut të grurit në Kherson, Zaporizhia, Danieck dhe Luhansk, sipas asaj që bëri të ditur ministri ukrainas i Agrikulturës Taras Vysotsky. Para konfliktit, 1.3 milion ton drithë ruheshin në këto zona për furnizim dhe mbjellje të përditshme.

“Nuk kishte rezerva strategjike”, tha ministri, duke paralajmëruar se nëse sasitë e disponueshme reduktohen më tej, ekzistonte rreziku i urisë. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews