Bota po përballet me një krizë ekonomike veçanërisht pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, megjithatë ka një profesion ku rrogat janë rritur fuqishëm deri në 20 për qind më shumë, shkruan NZZ am Sontag.
Kjo vlen për sektorët ku ka mungesë të profesionistëve, veçanërisht në sektorin e IT dhe Informatikës, ku bizneset kanë nevojë ekzistenciale për punësimin e tyre.
Rroga e një informatikani në Zvicër, nga viti i kaluar është rritur për 70 mijë franga më shumë ose tani ai merr një rrogë vjetore prej 360 mijë frangash, përcjell Gazeta Express.
Rrogë të majme kanë edhe menaxherët projektues në sektorin e financave, profesionistët në fushën e Cyber-Security, Datenanalyse dhe Private-Equity-Manager te bankat. Shkurtimisht, po vlon sektori i informatikës.
Pas koronës disa biznese duan të digjitalizohen me çdo çmim. Por një lajm i mirë vjen nga universiteti prestigjioz ETH Zürich, i cili nga viti i ardhshëm parasheh rritje prej 1.6 përqind të rrogave për të gjithë profesionet.
Për krahasim, për shkak të rritjes së çmimeve, në Zvicër rroga reale ka shënuar një ulje prej 1 përqind./Express