Ballina Bota Biden njofton dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Ukrainë

Biden njofton dërgimin e armëve me rreze të gjatë në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar dërgimin e një pakete armësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë, armë precize që mund të godasin objektivat deri në 80 km larg.

“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë partnerëve tanë ukrainas dhe do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe pajisje për mbrojtjen e saj, “ tha Biden në një deklaratë duke njoftuar paketën e re të armëve.

Disa orë pasi Joe Biden bllokoi vendosjen e sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken siguronise Ukraina nuk po synon territorin rus me armë të reja me rreze të gjatë veprimi.

“Është Rusia ajo që po sulmon Ukrainën, jo anasjelltas. Për të qenë i qartë, mënyra më e mirë për të shmangur një përshkallëzim është që Rusia t’i japë fund agresionit të saj dhe luftës që ajo ka nisur”, tha Blinken.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se ekziston rreziku që vendet e treta të përfshihen në konflikt nëse SHBA-të dërgojnë armët me rreze të gjatë në Ukrainë./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews