Shefi i politikës së jashtme tyë Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Rusia po e vë botën në rrezik urie, për shkak të bllokimit të dërgesave të drithërave të Ukrainës dhe kufizimeve në eksportet e veta,
Në një artikull të botuar në blogun e tij zyrtares Rusia po i përdor eksprotet e saj të grurit si mjet shantazhi ndaj atyre që kanë dënuar agresionin e saj në Ukrainë.
“Zgjedhja e vetëdijshme politike e Rusisë është të “armëzojë” eksportet e grurit dhe t’i përdorë ato si një mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj”në Ukrainë”, shkruan Borrell
Kërcënimi për sigurinë ushqimore dhe beteja me Rusinë për sanksionet e vendosura nga Perëndimi, do të dominojnë bisedimet e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg të hënën. /abcnews.al