Ballina Bota Scholz: Do përpiqemi të marrim 27 vota pro për statusin kandidat të...

Scholz: Do përpiqemi të marrim 27 vota pro për statusin kandidat të Ukrainës në BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka garantuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe në rrugën e integrimit evropian.

Scholz komenti edhe vizitën e tij në Kiev dhe në rrethinat e shkatërruara nga lufta, duke e quajtur atë që kishte ndodhur, të tmerrshme.

Sipas kancelarit, Scholz dhe kolegët e tij e bënë të qartë se Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë burime financiare. Ne do të ndihmojmë në rimëkëmbjen. Ne do të vazhdojmë të furnizojmë armë që janë thelbësore për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës. Dhe ne vendosëm sanksione ekonomike dhe kufizime tregtare kundër Rusisë për të ndaluar pushtimin e saj dhe për të siguruar tërheqjen e trupave”, tha Scholz.

Kancelari tha gjithashtu se Gjermania do të përpiqet që të marrë 27 votat pro për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE, në samitin e radhës të bllokut. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews