Ballina Bota Tërmet i fortë dridh Turqinë

Tërmet i fortë dridh Turqinë

Një tërmet me fuqi 5 ballë të shkallës Rihter është dëgjuar sonte provincën Van në Turqinë lindore.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë në Twitter njoftoi se për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo të lënduar.

“Nuk kemi marrë asnjë thirrje apo kërkesë për ndihmë në tërmetin 5.0 ballë që ndodhi në Van Tusba në orën 21.35. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima apo të lënduar. Ekipet tona janë në shërbim në fushë kundër zhvillimeve të mundshme”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews