Ballina Bota Boris Johnson po planifikon një udhëtim të tretë në Ukrainë para se...

Boris Johnson po planifikon një udhëtim të tretë në Ukrainë para se të largohet

Kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se po planifikon një udhëtim të tretë në Ukrainë përpara se të largohet nga detyra.

Johnson ka qenë një mbështetës i vendosur i rezistencës së Ukrainës kundër pushtimit rus dhe ka fituar simpati nga populli i saj.

Siç shkruajnë mediat britanike, të premten, Johnson pati një telefonatë me aleatin e tij Zelensky.

Një burim i brendshëm tha: “Ai me të vërtetë po ndjen barrën e përgjegjësisë duke qenë mbështetësi më i madh i [Z. Zelensky]…”.

“Ai shpreson ta shohë përsëri përpara se të largohet nga detyra”.

Zëdhënësi i kryeministrit nuk deshi të komentonte mbi ‘udhëtimet hipotetike në Ukrainë’ kur u pyet të enjten.

@tn.lajmelokale
@tetovanews