Ballina Kronika Kronika 14 korrik 2022: 7 lajme të kronikës së zezë nga Tetova

Kronika 14 korrik 2022: 7 lajme të kronikës së zezë nga Tetova

Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin Zh.S. nga Bërvenica e Tetovës për vuajtje të dënimit në burgun e Tetovës, pas së cilës është transferuar në këtë institucion.

 

Mbrëmë (14 korrik), rreth orës 01:30, në afërsi të stacionit të pagesës rrugore Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi, për të cilin paraprakisht ishte raportuar se rreth orës 21.45 ishte arratisur nga Institucioni Edukativo-Korrektues në Volkovi të Tetovës, ku i është nënshtruar masave Edukativo- korrektuese. Menjëherë pas kësaj ai është kthyer në Institucion, kurse automjeti “Peugeot” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, i është konfiskuar përkohësisht për shkak të dyshimit se buron nga një vjedhje e kryer.

Dje (13 korrik) rreth orës 12.00 në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në lokalitetin “Hani i Rostushës”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 54-vjeçarin D.P. nga Dibra, i cili më pak se një orë më parë është denoncuar nga 48-vjeçari P.T. nga Belovishti i Gostivarit, i cili ka qenë duke rregulluar qarkullimin në afërsi të digës për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë, që D.P. nuk është ndalur me kamionin e tij dhe se e ka lënduar atë dhe kolegun e tij që ka tentuar ta ndalojë.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmjen e djeshme (13 korrik), në ora 21:20, personi N.F. (47) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Vukashin Simovski” në Tetovë ku banojnë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga 45 vjeçari L.P. nga Tetova. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dyzet e tetë vjeçari I.I. nga Çellopeku i Tetovës, dje (13 korrik), në ora 18:50, në SPB Tetovë ka raportuar se para shtëpisë së familjes, vajza e tij 20 vjeçare E.I. është sulmuar fizikisht nga i afërmi i tyre I.I.(26), i cili banonte aty pranë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.

Dje (13 korrik), nga ora 12:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues ndaj veturave të cilat transportojnë pasagjerë dhe në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar 32 persona (TE-27 dhe GV-5) të cilët nuk kanë pasur mbrojtje në fytyrën (maska mbrojtëse) që është një masë ende në fuqi e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së “Covid-19”. Për të gjithë janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të gjobiten me gjoba prej 20 euro në kundërvlerë në denarë. Këto kontrolle do të intensifikohen edhe më shumë në periudhën e ardhshme.

Dje (13 korrik), në ora 18:30, në SPB Tetovë është raportuar se 59-vjeçarja S.Sh. nga Tetova, në oborrin e saj para shtëpisë në rrugën JNA në Tetovë, është goditur nga një plumb qorr, pas së cilës me urgjencë është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Këto ditë në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe Gostivarit me një intensitet të lartë fillon sezoni i dasmave dhe festave të tjera familjare.

Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me pistoleta apo armë të tjera, si dhe nga organizimit të paautorizuar të fishekzjarreve, të cilat kohëve të fundit kanë qenë, praktikë dëshmuar në këtë rajon.

SPB-Tetovë edhe një herë rikujton qytetarët se gjuajtja me armë është në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba për këtë lloj kundërvajtje sipas nenit 31 varion nga 200 deri në 500 euro. Krahas kësaj nvarësishtë nga pasojat, të shtënat mund të përbëjnë edhe vepër penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilin është paraparë dënim me burg prej një deri në pesë vjet (neni 288 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
SPB Tetovë po ashtu thekson se fishekzjarrët e dasmave duhet detyrimisht të lajmërohen në stacionet policore apo Njësitë policore të zonës ku organizohen, varësisht nga kategoria e tyre dhe organizatorët të ndërmarrin me kohë masat parandaluese të parapara me ligj.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë tashmë dukshëm ka përforcuar dukshëm aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike dhe me këtë temë, ndër të tjera, janë organizuar takime të shumta të grupeve këshilluese të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane të kësaj zone. Qëllimi i tyre është parandalimi i ngjarjeve dhe pasojave të padëshiruara të sigurisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews