Ballina Bota Evropa në alarm, kjo është ngjarja më e tmerrshme që po ndodh...

Evropa në alarm, kjo është ngjarja më e tmerrshme që po ndodh në 500 vitet e fundit

Evropa po përfshihet në atë që konsiderohet thatësia më e madhe në 500 vjetët e fundit. Periudha e thatësisë ka të ngjarë të zgjatë të paktën deri në nëntor të këtij viti përgjatë Mesdheut Evropian.

Dy të tretat e Evropës janë nën një lloj paralajmërimi për thatësi, në atë që ka të ngjarë të jetë ngjarja e tillë më e tmerrshme në 500 vjetët e fundit.

Raporti i fundit nga Observatori Global i Thatësisë ka njoftuar se 47% e kontinentit është në kushte “paralajmëruese”, që do të thotë se toka është tharë.

Një tjetër 17-përqindësh është në gjendje gatishmërie, që do të thotë se bimësia po “tregon shenja stresi”.

Raporti paralajmëron se periudha e thatë do t’i godasë rendimentet e të korrave, do të ndezë zjarre dhe mund të zgjasë disa muaj më shumë në disa nga rajonet jugore të Evropës.

Rreziku i thatësirës është rritur veçanërisht në Itali, Spanjë, Portugali, Francë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Rumani, Hungari, Serbinë veriore, Ukrainë, Moldavi, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në rajonet që tashmë ishin prekur nga thatësira në pranverë, kushtet ishin përkeqësuar më së shumti. Në rajonin perëndimor të Mesdheut në veçanti, nëntori ka të ngjarë të jetë më i ngrohtë dhe më i thatë se zakonisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews