Ballina Bota “Ikni nga shtëpitë, do të ketë përmbytje”, “çmendet” moti në Angli, autoritetet...

“Ikni nga shtëpitë, do të ketë përmbytje”, “çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

“Bëhuni gati për të ikur nga përmbytjet!”, ky ka qenë paralajmërimi i autoriteteve britanike për qytetarët, pasi në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit.

Britania e cila këtë vit regjistroi temperatura rekord, të cilët arritën deri në 35 gradë celcius, duke nisur nga dita e martë do të përballet me stuhi shiu, breshëri dhe shkarkesa të mëdha elektrike.

Meteorologët parashikojnë një përkeqësim të motit i cili do të shtrihet në pjesën më të madhe të ishullit.

Ata parashikojnë që për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ketë përmbytje dhe dhera në rrugë, ndërkohë që si pasojë e shkarkesave elektrike pritet që të dëmtohen edhe çati banesash.

Meteorologët dhe autoritet kanë kërkuar që qytetarët që jetojnë në zonat që do të preken nga stuhitë dhe ciklonet duhet të marrin masa për tu larguar, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Ndërkohë ekspertët paralajmëruan se thatësira është larg përfundimit pasi vendit i duhen javë të tëra reshjesh për të rimbushur furnizimet. Ai vjen pas korrikut më të thatë të regjistruar në vend dhe gjysmës së parë më të thatë të vitit që nga viti 1976.

/Abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews