Ballina Bota Ukraina ngre alarmin, bombardimet ruse kanë dëmtuar magazinat me material radioaktiv në...

Ukraina ngre alarmin, bombardimet ruse kanë dëmtuar magazinat me material radioaktiv në centralin më të madh

Kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës paralajmëroi për rreziqet shumë të larta të bombardimeve në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të pushtuar nga Rusia dhe tha se ishte jetike që Kievi të rimarrë kontrollin mbi objektin në kohë për dimër.

Shefi i Energoatom, Petro Kotin, i tha Reuters në një intervistë se bombardimet ruse të javës së kaluar kishin dëmtuar tre linja që lidhin uzinën e Zaporizhzhia me rrjetin ukrainas dhe se Rusia dëshironte të lidhë objektin me rrjetin e saj.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e centralit të madh bërthamor – më i madhi në Evropë – që shtrihet në territorin e kontrolluar nga Rusia, ditët e fundit.

Disa nga bombardimet ranë pranë objekteve të magazinimit për karburantin e shpenzuar, një zonë që ka 174 kontejnerë me material shumë radioaktiv, tha Kotin, duke paralajmëruar për rreziqet e goditjes së tyre.

“Ky është materiali më radioaktiv në të gjithë termocentralet bërthamore. Kjo do nënkupton shpërndarjen e saj rreth këtij vendi dhe më pas do të kemi si një re rrezatimi dhe pastaj moti do të vendosë… në cilin drejtim shkon reja”, tha ai.

“Rreziku është shumë i lartë”, shtoi Kotin.

Kotin tha se Rusia dëshironte të lidhë centralin me rrjetin e saj, një proces teknikisht i vështirë që kërkon që objekti të shkëputet nga sistemi ukrainas përpara se të lidhet gradualisht me atë rus. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews