Ballina Bota Greqia bashkon fuqitë me Francën kundër Turqisë, Macron: Nuk do të lejoj...

Greqia bashkon fuqitë me Francën kundër Turqisë, Macron: Nuk do të lejoj trazira në Mesdhe. Mitsotakis fton “armikun”: Hajdeni ditën, jo natën

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti francez Emmanuel Macron i dërguan Ankarasë një mesazh të ashpër nga Parisi.

Presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi një mesazh të qartë për mbështetjen e plotë të Francës për Greqinë gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin grek përpara takimit të tyre në Pallatin presidencial.

“Do të shfrytëzoj rastin të falënderoj Greqinë për solidaritetin që treguat këtë verë për zjarret. Greqia ishte në anën tonë dhe na ndihmoi dhe dua t’ju falënderoj për lëvizjen e solidaritetit. Ne nuk do ta harrojmë atë. Mekanizmi evropian i solidaritetit për menaxhimin e krizave është funksional dhe efektiv.
Një vit më parë këtu në Elysee, ne nënshkruam partneritetin e mbrojtjes. Ne kemi forcuar sigurinë tonë të përbashkët, po forcojmë sigurinë dhe prosperitetin evropian në fushat me interes të përbashkët”, tha Macron, raporton abcnews.al.

Presidenti francez shtoi se sot bashkëpunimi për çështje të tilla është më i rëndësishëm përballë sfidave dhe se nuk do të lejojë që të ndodhin trazira në Mesdheun Lindor, duke i dërguar këeshtu një mesazh të qartë Turqisë.

Emmanuel Macron shprehu sot kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e vendit të tij me Greqinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke i cilësuar njëkohësisht si të papranueshme deklaratat turke kundër Greqisë.

“Ne mbështesim plotësisht sovranitetin e Greqisë dhe këtë e them shumë qartë. Partneriteti nuk do të lejojë trazira në Mesdheun lindor”, tha Emmanuel Macron.

Sot ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëruar ata hapur me luftë. “Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit.

Forcat ajrore greke janë duke rritur kapacitetet e avionëve të tyre duke marrë edhe gjuajtës “Rafale” nga Franca, të cilët konsiderohen si një ndër aivionët më të avancuar në botë krahas atyre amerikanë. Marrja e “Rafale” francezë i ka rritur vetëbesimin grekëve, ku shpesh zyrtarët helenë i kanë sfiduar turqit duke thënë

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje, shkruan abcnews.al.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sëfundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Gjithashtu Macron iu referua krizës energjitike dhe tha se ” jemi dakord për shumë çështje që kanë të bëjnë me çmimet e energjisë”.

Nga ana e tij kryeministri grek iu referua çështjes së rritjes së provokimeve turke në shkeljet e hapësirave ajrore dhe detare në Greqi.

“Atdheu im është i vetëdijshëm për kërcënimet nga fqinji i tij. Unë do të ndaj me Presidentin Macron disa mendime për provokimin në rritje turk në Egje dhe Mesdheun Lindor. Falenderoj Macron për mbështetjen e tij të qartë për Greqinë. Neve u përgjigjemi sfidave me gatishmëri dhe u themi atyre që na kërcënojnë se do të vijnë në ishujt tanë natën, se ne i presim në dritën e diellit, atëherë kur duket qartë se kush ka të drejtën ndërkombëtare. Greqia, përveçse një forcë frenuese, është edhe një forcë bashkëpunimi, dhe duke e përmbledhur bashkëpunimin greko-francez në tre fjalë do të thosha: Së bashku më të fortë”, është shprehur kryeministri grek.

Situata Greqi-Turqi duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme./abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews