Ballina Bota Ministri rus i Mbrojtjes dhe homologu i tij amerikan diskutojnë për Ukrainën...

Ministri rus i Mbrojtjes dhe homologu i tij amerikan diskutojnë për Ukrainën në një telefonatë të rrallë

Telefonata shënon kontaktin e parë të konfirmuar midis dy zyrtarëve të lartë të mbrojtjes që nga maji dhe i dyti që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, shkruan The Guardian.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.

“Kemi diskutuar çeshtjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë,” thuhet në deklaratë.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se Austin i kërkoi Shoigut të mbante “linjat e komunikimit” të hapura për luftën në Ukrainë.

“Sekretari Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës,” tha gjeneral brigade Pat Ryder në një deklaratë pas telefonatës së tyre.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë rënë në nivele të reja të ulëta që nga fillimi i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Rusia ka akuzuar SHBA-në se kërkon të zgjasë konfliktin duke ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën pro-perëndimore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews