Ballina Bota Truss jep dorëheqjen, Macron: Britania duhet të gjejë stabilitet sa më shpejt...

Truss jep dorëheqjen, Macron: Britania duhet të gjejë stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministres britanike, Liz Truss. Ai tha se ishte e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të gjente “stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet”, tha Macron pas mbërritjes së tij në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel.

“Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg që largohet”, shtoi ai.

Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Truss do të jetë kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews