Ballina Sport Argjentina “fut ujë”, Arabia Saudite bën mrekullinë dhe fiton me përmbysje, goli...

Argjentina “fut ujë”, Arabia Saudite bën mrekullinë dhe fiton me përmbysje, goli i dytë “çmend” komentatorin arab, mos e humbisni reagimin epik (VIDEO)

Arabia Saudite ka bërë befasinë e madhe në ndeshjen debutuese në Botërorin e Katarit. Ekipi mposhti mposhti Argjentinën me rezultatin 2-1.

Në minutën e 53-të, goli i mesfushorit, Salem Al Dasari bëri të ‘çmendej’ komentatorin arab pas përmbysjes së rezultatit.

Argjentina “fut ujë”, Arabia Saudite bën mrekullinë dhe fiton me përmbysje

Argjentina ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë debutuese të tyre në këtë Kupë Bote përballë Arabisë Saudite, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.

Skuadra e Scalonit e nisi mirë ku në minutën e 2-të rrezikoi me Messin, por portieri kundërshtar ndali gjithçka. Në minutën e 10-të ishte Messi i cili mori përsipër një penallti të akorduar nga VAR dhe lojtari i PSG-së e realizon në gol.

Para se të mbaronte pjesa e parë, Argjentina shënoi edhe tri herë por VAR dhe gjyqtari anësor akorduan pozicione të parregullta.

Pjesa e dytë ishte e Arabisë Saudite, pasi në minutën e 48-të ata barazojnë shifrat me anë të Al Shehri.

Pak minuta më vonë ndodh mrekullia, ku në të 53-të Al Dawsari lëshon një predhë nga distanca duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Argjentina ka tentuar pothuajse në të gjithë lojën të shënojë, por fati nuk ka qenë me ata këtë ndeshje të parë.

Kombëtarja e Arabisë Saudite ka kryer një ndeshje të jashtëzakonshme./ h.ll/abcnews.al

Artikulli paraprak“Makina u fik në ujë, vajza doli me litar”, kryebashkiaku Marinaj tregon dinamikën e ngjarjes ku vdiqën babë e bir
Artikulli tjetërSaudi Arabia shock Messi’s Argentina at World Cup (VIDEO)