Ballina Bota Çfarë po paralajmëron Elon Musk me veprimin e fundit për Trump?

Çfarë po paralajmëron Elon Musk me veprimin e fundit për Trump?

Elon Musk ka postuar një sondazh në Twitter, ku i kërkon përdoruesve të votojnë nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili u pezullua nga përdorimi i llogarisë së tij në median sociale, duhet të rikthehet ose jo.

Shefi i Twitter-it e shoqëroi sondazhin me fjalët: “Vox Populi, Vox Dei” – një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Përpara se të blinte Twitter, Musk tha se nëse ai merrte drejtimin e kompanisë do të zhbënte ndalimin e Trump nga platforma, gjë që e quajti “marrëzi”.

“Ndalimet e përhershme duhet të jenë jashtëzakonisht të rralla dhe me të vërtetë të rezervuara për llogaritë që janë ‘bot’ ose ‘spam’. Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump”, tha ai në maj.

“Unë mendoj se ky ishte një gabim sepse tjetërsoi një pjesë të madhe të vendit dhe në fund nuk rezultoi që Donald Trump të mos kishte një zë”.

Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter në janar 2021 pas sulmit nga mbështetësit e tij në Kapitolin e SHBA që shkaktoi disa viktima.

Kompania e teknologjisë tha se e mori vendimin pas trazirave të 6 janarit “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews