Ballina Bota Lideri i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny dërgohet në izolim të...

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny dërgohet në izolim të përhershëm

Lideri i burgosur i opozitës ruse Aleksei Navalny bëri të ditur të enjten se ai ishte transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë dhe botën e jashtme.

Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu “qeli dënimi”, më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram.

Ai tha se izolimi i tij i ri është “një qeli e rregullt e ngushtë, si qelia e dënimit, përveç që mund të kesh jo një por dy libra dhe të përdorësh kioskën e burgut, megjithëse me një buxhet shumë të kufizuar.”

“Ata po e bëjnë këtë për të më mbajtur të heshtur,” tha Navalny në postimet e tij në Twitter, duke shtuar se qëndrimi në qelinë e vogël dhe të ngushtë zakonisht kufizohej në 15 ditë si dënim. Rregullat gjithashtu ndalojnë “vizitat e gjata” nga të afërmit, tha ai.

Urdhri erdhi vetëm katër ditë përpara se familja e tij të vinte ta takonte. Navalny u burgos në Koloninë Famëkeqe Nr. 2, në lindje të Moskës, në mars 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po rikuperohej pas një helmimi. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se agjentët e policisë ruse të sigurisë kishin helmuar zotin Navalny.

Edhe pse e dinte që rrezikonte arrestimin e mundshëm dhe dënimin me burg për shkeljen e lirimit me kusht duke shkuar në Gjermani, Navalny u kthye në vendlindje. Ai ishte bërë lideri më i shquar i opozitës ruse duke ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe duke sfiduar Presidentin Vladimir Putin në qendrat e votimit./Rel

Artikulli paraprak“EMAR nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen”! Deputeti Shehaj zbardh skemën për marrëveshjen e portit të Durrësit dhe nxjerr dokumentin
Artikulli tjetërEuroactiv: 30% e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet