Ballina Bota Aksident masiv në Kinë, 200 makina bëhen “përshesh” (VIDEO+FOTO)

Aksident masiv në Kinë, 200 makina bëhen “përshesh” (VIDEO+FOTO)

Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin kinez të Zhengzhou. Rreth 200 makina u përplasën mbi një urë për shkak të një problemi me shikueshmërinë për shkak të mjegullës. Për shkak të aksidentit 1 person humbi jetën ndërsa pati dhjetëra të lënduar. Automjetet e përplasura shkaktuan një grumbullim gjigant llamarinash.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë makina dhe kamionë të shkatërruar njëri mbi tjetrin në urën Zhengxin Huanghe. Shumë prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjetet e tyre.

Zjarrfikësit shkuan me vështirësi drejt urës. Për shkak të mjegullës së dendur, dukshmëria u reduktua vetëm në disa metra. Kjo më pas shkaktoi edhe këtë aksident masiv. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews