Ballina Bota Alarm në Mekë, autoritetet dërgojnë mesazhe paralajmëruese në telefonat e qytetarëve: Stuhia...

Alarm në Mekë, autoritetet dërgojnë mesazhe paralajmëruese në telefonat e qytetarëve: Stuhia e madhe po vjen! (VIDEO)

Përrenj të dendur në Mekë dhe autoritetet dërgojnë mesazhe paralajmëruese në telefonat e qytetaëve. Meka u përmbyt edhe të premten e kaluar.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë njoftoi sot, të premten, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, se shira të dendur do të bien në një numër rajonesh në Arabinë Saudite, dhe në mesin e këtyre rajoneve është edhe Meka Al-Mukarramah, për të cilën Komuna e Kryeqytetit të Shenjtë hoqi caktimin e zonave të sigurta për parkim të përkohshëm të automjeteve për të shmangur përmbytejt nga shiu i rrëmbyeshëm.

Rajoni i Emirateve të Mekës Al-Mukarramah në Arabinë Saudite ka lëshuar këshilla për qytetarët dhe banorët në lidhje me mënyrën se si të veprojnë pas mbërritjes së mesazheve të alarmit zanor në raste urgjente dhe fatkeqësish.

Në një postim në Twitter, të premten u tha, se “në rast se paralajmërimet zanore vijnë në telefonin tuaj celular, ju lutemi mos u frikësoni”.

Thirrja ishte për “përputhje me udhëzimet e mbrojtjes civile, qëndrimin në vende të sigurta dhe mos daljen derisa situata të përfundojë”.

Këto paralajmërime vijnë në një kohë kur Meka dhe rajone të tjera në Arabinë Saudite po përjetojnë shira të dendur dhe shira të rrëmbyeshëm gjatë stinës së dimrit.

Dhe me ardhjen e paralajmërimit, bie një alarm nga altoparlantët e të gjithë telefonave inteligjentë të të gjitha llojeve, për të paralajmëruar për një çështje specifike.

Për shembull, Emirati publikoi një “mesazh paralajmërues emergjent (paralajmërim)” duke thënë se “po vjen shi i dendur… që kërkon kujdes, qëndrim në një vend të sigurt dhe respektim të udhëzimeve të mbrojtjes civile dhe autoriteteve përkatëse”.


Përmbytje në Mekë kishte edhe të premten e kaluar:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews