Ballina Bota Autobusi bie nga ura në lumë, 6 viktima në Spanjë (VIDEO)

Autobusi bie nga ura në lumë, 6 viktima në Spanjë (VIDEO)

6 persona humbën jetën dhe 2 u plagosën pasi një autobus pasagjerësh doli nga një urë dhe u ra në një lumë në veriperëndim të Spanjës. 2 të mbijetuarit janë shoferi 63-vjeçar i këtij autobusi dhe një pasagjere femër. Ata u nxorën nga lumi me litarë nga zjarrfikësit. Të plagosurit u dërguan në spitalet pranë vendit të ngjarjes.

“Shoferi rezultoi negativ për alkool dhe drogë”, – tha një zëdhënës i policisë. Rryma e fortë e rrjedhës së lumit për shkak të shirave të dendur që përfshinë rajonin e Galicias penguan përpjekjet për të tërhequr trupat gjatë gjithë fundjavës.

Arsyet e aksidentit mbeten të paqarta. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan fillimisht nga telefonata e një kalimtari që vuri re se barriera mbrojtëse e urës ishte dëmtuar rëndë. Më pas, ata morën një telefonatë të dytë nga brenda këtij autobusi pasi ai po mbushej me ujë.

Autoritetet raportuan në fillim se në autobus gjendeshin 9 persona, por më pas gjithçka u sqarua. Presidenti rajonal i Galicisë, Alfonso Rueda tha se kushtet “shumë të këqija” të motit shihen si një nga shkaqet e mundshme të aksidentit. ©LAPSI.al

Artikulli paraprakPesë mënyra për t’u bërë një komunikues mjeshtëror
Artikulli tjetër“To Vima”: Si mαfia shqiptare po përgjαk rrugët e Athinës