Ballina Sport Botërori 2022 / Australia kualifikohet pas 16 vitesh

Botërori 2022 / Australia kualifikohet pas 16 vitesh

Australia u kualifikua në fazën me eliminim direkt për herë të parë prej Botërorit të 2006. Objektivi u arrit me 2 fitore dhe 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë pas Francës vetëm prej golavarazhit.

Këtë ecuri nuk e kishte patur në turnetë e kaluar. Një paraqitje e tillë ka emocionuar australianët që vërshuan në rrugë e Melburnit, duke festuar disa orë pas mesnatës.

Me mijëra u mblodhën në Federation Square, vendi kryesor i evenimenteve më të mëdha në qytet.

Rezultati më i mirë i Australisë është pikërisht pjesëmarrja në 16 ekipet më të mirë në Botë. Sfida e radhës do të jetë një provë e vështirë, pasi kundërshtari është Argjentina.

@tn.lajmelokale
@tetovanews