Ballina Sport Cody Gakpo nën “radarët” e elitarëve të Evropës, Real Madrid futet në...

Cody Gakpo nën “radarët” e elitarëve të Evropës, Real Madrid futet në garë për 23-vjeçarin

Një nga djaloshët më në formë të momentit, Cody Gakpo ka treguar performanca magjepsësë këtë sezon si në kampionatin hollandez me ekipin e PSV, si me Hollandën në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Me magjinë e tij, Gakpo ka “tërhequr” pas vetes, disa ekipe “big”, në Evropë, ku lista tashmë është tepër e gjatë.

Siç raporton dhe spanjollja “AS”, Real Madrid është i interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit dhe në Madrid tashmë e shohin si pasardhës potencial të “Topit të Artë”, Karim Benzema. /i.m /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews