Ballina Sport FIFA prezanton 11 më të mirët e xhiros së tretë në grupe,...

FIFA prezanton 11 më të mirët e xhiros së tretë në grupe, mbizotërojnë Argjentina e Japonia

Me përfundimin e xhiros së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit, “Katar 2022”, FIFA ka prezantuar dhe formacionin më të mirë, ku shihet qartazi që ekipët, të cilat mbizotërojnë janë Argjentina dhe Japonia.

Formacioni i përzgjedhur është një 4-3-3, ku në portë është vendosur portieri polak, Szczesny me notën 7. Mbrojtja përbëhet nga dy argjentinas, Molina e Acuna, kroati Gvardiol, si dhe Kaliodu Koulibaly i Senagalit, të gjithë me notën 7.

Mesfusha do të përbëhet nga tre lojtarë, të cilët janë vlerësuar secili me notën 7.5. Ata janë Mac Allister i Argjentinës, Enzo Fernandz sërish i “albiceleste”-ve, si dhe uruguajani, i cili shënoi 2 herë ndaj Ganës, De Arrasceta.

Sulmi me tre do të përbëhet nga Kai Havertz i Gjermanisë, japonezi Ritsu Doan dhe talenti senegalez, Ismaila Sarr, të tre vlërusar me notën 7.5

Ndërkaq, si tekniku më i mirë u shpall ai i “samurajve blue”. Moriyasuo arri të merrte “notën” 8 duke e kaluar klasën si e para e grupit. /i.m /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews