Ballina Bota Italia organizon konferencë për Ballkanin: Po bëjmë gjithçka që situata mes Kosovës...

Italia organizon konferencë për Ballkanin: Po bëjmë gjithçka që situata mes Kosovës dhe Serbisë të mos përkeqësohet

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka bërë me dijse se në Janar do të mbahet një konferencë në Trieste për Ballkanin dhe në të do të përgatiten një sërë nismash politike.

Ai u ndal veçaërisht te tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se po bëhet çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur situatën nën kontroll.

“Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mos përkeqësuar situatën. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë paqen dhe stabilitetin dhe trajtohen pozitivisht si nga serbët ashtu edhe nga kosovarët”, thaTajani duke folur për rrjetin televiziv Sky Italia.

Në fund, ai shpresoi se do të përshpejtohet përparimi i vendeve të Ballkanit që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews