Ballina Sport Ja sa para do të marrë fituesi i Botërorit

Ja sa para do të marrë fituesi i Botërorit

Dalëngadalë po i vjen edhe fundi i Kampionatit Botëror të Katarit.

Nesër do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Katarit nga ora 16:00, shkruan Gazeta Express.

Kurse, Botërori do të kulmojë të dielën me finalen e madhe mes Argjentinës dhe Francës, që nis nga ora 16:00.

Fituesi i këtij Botërori do të fitojë 41 milionë euro, kurse nënkampioni do të shpërblehet me 29.2 milionë euro.

Vendi i tretë do të marrë 27 milionë euro, kurse vendi i katërt tre milionë më pak, 24 gjithsej.

@tn.lajmelokale
@tetovanews