Ballina Sport KATAR 2022: Super Marok, por fati është me të mëdhenjtë: Franca në...

KATAR 2022: Super Marok, por fati është me të mëdhenjtë: Franca në finale, të dielën përballja me Argjentinën

Franca fitoi 2-0 me Marokun në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit dhe gjen në finale Argjentinën.

Të diel në orën 16:00 djemtë e Deschamps do kërkojnë të mbajnë kurorën e kampionit të botës teksa përballë do jetë Lionel Messi me shokë.

Ndeshja e sotme për Francën u vendos nga goli i Theo në minutën e 5 dhe Kolo Muani në minutën e 79.

Maroku dominoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por fati nuk ishte e ta. Pjesa e dytë ishte thuajse tërësisht e afrikanëve që nuk mundën të konkludojnë në portë, megjithë rastet e krijuara.a.m/dita

@tn.lajmelokale
@tetovanews