Ballina Sport Kroacia rishkruan historinë, eliminon me penallti Brazilin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e...

Kroacia rishkruan historinë, eliminon me penallti Brazilin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit (VIDEO+FOTO)

Faza çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me një sfidë spektakolare, me shumë emocion dhe në fund foli kroatisht.

Ashtu si në ndeshjen me eliminim direkt, kroatët kërkuan ndihmën e penalltive.

Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakoviç, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’.

https://youtu.be/R6ib6ee98cc

Megjithatë kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 117’ gjetën golin e barazimit me Petkoviç, i cili e çoi sfidën te penalltitë, ku u vulos që Kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Katar 2022.

Video golat!

Penalltitë:

Kroacia

Realizon Vlasiç

Realizon Majer

Realizon Modriç

Realizon Orsiç

Brazili

Rodrygo ndalet nga Livakovic

Casemiro realizon

Realizon Pedro

Marquinhos e dërgon në shtyllë

Kroaci-Brazil (1-1)

Çerekfinale e Kupës së Botës Katar 2022 

116′-Goool! Barazon Kroacia, Petkoviç i rikthen shpresën ekipit të tij, ku pas një asisti nga Orsiç e dërgon topin në rrjetë.

106′-Goool! Brazili gjen avantazhin dhe golin pas 106 minutave lojë, me Neymar që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Formacionet zyrtare:

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews