Ballina Sport Pas eliminimit të turpshëm, Tomas Muller njofton largimin nga kombëtarja Gjermane

Pas eliminimit të turpshëm, Tomas Muller njofton largimin nga kombëtarja Gjermane

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë në këtë kampionat Botëror duket se nuk është i vetmi lajm i keq, pasi në përfundim të sfidës një prej legjendave të ekipit ka deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja.

Tomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë, duke deklaruar pas ndeshjes me Costa Rikën se kjo ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë” – tha  33-vjeçari. Muller numëron 120 paraqitje me kombëtaren e tij, ku ka shënuar 44 gola. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews