Ballina Bota Pse nuk u bë publik itinerari i Zelensky-t në SHBA?

Pse nuk u bë publik itinerari i Zelensky-t në SHBA?

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Medlir Mema deklaroi se itinerari i vizitës së presidentit ukrianas, Volodymyr Zelensky në SHBA, nuk u bë publike për shkak se ky i fundit është nën shënjestrën e Rusisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mema u shpreh se nëse Rusia do e eleminonte Zelensky-n, mund të përshkallëzohet lufta mes dy vendeve.

“Rusia e ka bërë të qartë, Zelenski është shënjestra numër një, është gjendje lufte, atë e konsideron si jo civil, por është udhëheqës lufte, udhëheqës i ushtrisë ukrainase.

Si rrjedhim, ai është një shënjestër legjitime le të themi, ndonëse do të përbënte një përshkallëzim të madh të konfliktit, por do të ishte e paarsyeshme të prisje që Rusia ta shënjestronte që ta hiqte qafe.

Ky ka qenë komenti që në fillim nga ana e palës ruse ndaj Zelenskit, kështu që rrezikonte goxha, rrezikonte jetën e tij, por rrezikonte edhe përshkallëzimin më të madh të konfliktit, nëse mund ta them në këtë mënyrë”, theksoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews