Ballina Sport VIDEO/Tërbohen sheikët e Katarit: Të zhgënjyer u larguan nga stadiumi pas fitores...

VIDEO/Tërbohen sheikët e Katarit: Të zhgënjyer u larguan nga stadiumi pas fitores së Kroacisë ndaj Brazilit

Pak njerëz i besuan Kroacisë para ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës kundër Brazilit dhe na duket se nuk kishte as shumë njerëz që bënin tifo për këtë vend të vogël.

Brazili është një simbol i futbollit dhe shumë donin ta shihnin Selecaon në finale. Mirëpo, edhe kombëtaret e shteteve të vogla mund të bëjnë çudira.

“Sheikët” nuk ishin të lumtur

Kamerat kanë regjistruar kështu një pjesë të qytetarëve të Katarit, në dukje shumë të pasur, të cilët po ndiqnin ndeshjen. Në momentin e huqjes së Marquinhos, ata kanë reaguar si të tërbuar dhe kanë nisur menjëherë të largohen nga stadiumi.

Sigurisht që largimi i Brazilit do të jetë një goditje për planet financiare të mikpritësve, të cilët tashmë janë mjaft të lodhur dhe duan të kthejnë të paktën një pjesë të investimit.

Por, Kroacia e vogël prishi planet e brazilianëve dhe mikpritësve./TetovaNews

Artikulli paraprakKroacia rishkruan historinë, eliminon me penallti Brazilin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërVIDEO/ Ivana Knoll ironizon Brazilin: Bëje kërcimin tënd rrugës për në shtëpi