Ballina Aktualitet Rajoni 18 vite burg për Ivo Sanader, i pari prej “Peshqve të Mëdhenj”...

18 vite burg për Ivo Sanader, i pari prej “Peshqve të Mëdhenj” në Ballkan

Ish-kryeministri Ivo Sanader mund të qëndrojë pas hekurave deri në moshën 80 vjeçare në bazë të tre aktgjykimeve përfundimtare me të cilat është dënuar në tre raste të ndryshme deri më tani, nëse gjykata nuk i jep lirimin e parakohshëm.

Megjithëse u spekulua se 69-vjeçari, pavarësisht nga numri i vendimeve të dhëna kundër tij për krimet e kryera gjatë mandatit si kryeministër, nuk mund të merrte përfundimisht një dënim të kombinuar prej më shumë se 15 vITE burg, vlerësime të tilla, të paktën tani për tani, duket të jenë të gabuara.

Përkatësisht, Sanader kërkoi nga trupi jogjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Zagrebit që të bashkojë të gjitha akuzat kundër tij, në mënyrë që në fund, sipas dispozitave ligjore, të marrë një dënim më ulët.

Deri më tani, ai ka kaluar rreth shtatë vjet e gjysmë prapa hekurave, ku sipas legjislacionit kroat, lirimi i parakohshëm mund të kërkohet pas kryerjes së gjysmës së dënimit.

Skandalet e korrupsionit të Sanaderit kanë qenë në fokus për më shumë se 12 vite dhe në mesin e tetorit 2021, gjykata më e lartë konfirmoi pjesërisht vendimin në rastin e medias “Fimi”.

Në fund të tetorit 2021, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë me të cilin Sanader u dënua me gjashtë vjet burg për marrje ryshfeti nga kreu i MOL hungarez, Zolt Hernadi.

Në një seri procedimesh afatgjata, Sanader u shpall i pafajshëm në një rigjykim në tetor të vitit të kaluar nga akuzat e përfitimit të luftës në aferën Hypo, për të cilën u dënua dy herë gjatë gjykimeve të mëparshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews