Ballina Sport A na pret së shpejti përplasja e fundit mes Ronaldos dhe Messit?

A na pret së shpejti përplasja e fundit mes Ronaldos dhe Messit?

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari i ri i Al Nasr, një klub nga Arabia Saudite ku do të marrë pagën më të lartë në historinë e futbollit.

Prandaj, shumë supozuan se me largimin e Ronaldos në anën tjetër të botës dhe faktin që Botërori i ardhshëm do të jetë vetëm pas katër vjetësh, është e sigurt që portugezi dhe Messi nuk do të luajnë më kurrë kundër njëri-tjetrit.

Mirëpo, duket se nuk do të jetë kështu dhe portugezi dhe argjentinasi do të takohen këtë muaj.

Lojtarët e Paris Saint-Germain-it në janar do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, ndërsa kundërshtari i tyre do të jetë ekipi i kombinuar i dy skuadrave më të mira saudite, Al-Nasr dhe Al-Hilal.

Është plotësisht e qartë se Ronaldo do të jetë në atë skuadër dhe është e sigurt që edhe pronarët e pasur të PSG-së nuk do të humbasin mundësinë për të siguruar një vend në 11-shen e parë për Lionel Messin dhe për t’i dhënë botës një lloj përplasjeje të më të mirëve të 20 viteve të fundit. /G.D abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews